Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është vendosur në pranga pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë. Arrestimi i Gjicit ka ardhur me urdhër të SPAK

Ndërkaq pas video-skandalit, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion “zbarkoi” në godinën e bashkisë së Kukësit, aty ku oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit morën serverin e kamerave të sigurisë së institucionit, por edhe dhjetëra dokumente.

Përmes kamerave të sigurisë synohet që të arrihet në konkluzione për kohën e saktë kur vajza ka hyrë në mjediset e bashkisë apo me kë ka komunikuar ajo gjatë hyrjes apo edhe gjatë daljes.

Ndërsa përmes dokumenteve të sekuestruara, synohet të faktohet nëse vajza ka aplikuar për ndonjë procedurë prokurimi publik në këtë bashki apo jo.

Të gjitha këto veprime bëhet e ditur, se janë realizuar në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, tashmë të identifikuar.

MARKETING