Arrestohen 9 persona në Maqedoni për përleshje me qenë, 4 prej tyre nga Kosova

Arrestohen 9 persona në Maqedoni për përleshje me qenë, 4 prej tyre nga Kosova

Zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir, mbrëmë para mesnate, në fshatin Crneec të Manastirit, kanë arrestuar nëntë persona nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët kishin organizuar gara ilegale me qen. Kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal për keqtrajtim të kafshëve.
Katër prej tyre janë nga Kosova, të moshës 49, 43, 48 dhe 53 vjeç, katër nga Manastiri, të moshës 51, 41 dhe dy prej tyre 43 vjeç, si dhe një 59-vjeçar nga Shtipi.
Nga sektori për marrëdhënie me publikun pranë SPB Manastir kanë konfirmuar për MIA se personat janë kapur në oborrin e një shtëpie në fshat, ku kishin organizuar përleshje ilegale me qen.
“Gjatë aksionit, mbrëmë rreth orës 23:00, zyrtarët policorë gjetën një qen të plagosur dhe sende që lidhen me veprën penale. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të ngrihet kallëzim penal për ‘keqtrajtim të kafshëve’,” njoftuan nga SPB Manastir.

MARKETING