Arrestohen 4 tetovarë, shantazhuan një vajzë se do ti publikojnë foto eksplicite
Me datë 16.12.2023 në periudhën nga ora 17.00 deri në ora 17.20, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria katër të mitur nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se i kanë marrë para të miturës nga i njëjti fshat në disa raste, duke e shantazhuar se do t’i publikojnë fotot e saja me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale, njoftojnë nga MPB.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës.