Arbër Ademi: VLEN po e kryen detyrën e argatit siç duhet
Arbër Ademi nga BDI ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Transformimit Digjital në lidhje me mekanizmin e balancuesit.
Ademi ka thënë se VLEN po e kryen detyrën e argatit siç duhet.
“Lista e dytë e VMRO-s e quajtur VLEN, po e kryen detyrën e argatit siç duhet. Askush s’po pyet për nënçmim e tyre, është zgjedhja e tyre – ama nënçmimin e një kombi të tërë s’mund ta bejë as padroni i tyre, e lëre më argatët!
Qeveria monoetnike po zhbën Marrëveshjen e Ohrit, zbret përfaqësimin e drejtë nga 29.5% në 25%”, ka shkruar në Facebook Arbër Ademi.