Arben Fetai i dërgon një porosi Arben Taravarit

Arben Fetai i dërgon një porosi Arben Taravarit

Lidhur me etiketimet që gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e ASH-së në Kumanovë, ju bën ndaj grupit të ASH-së që vendosi të mbetet në VLEN, zv/kryeministri Arben Fetai, deklaroi se fatkeqësisht shokët e tyre u shndërruan në frutolog që flasin për pemë të kalbura, pemë të reja.
“Më vjen keq për artanizimin që ka ndodhur me shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim Arben Taravari: Unë valixhet i kam marrë për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu. Do të qëndrojmë dhe do ta bëjmë betejën për të cilën jemi zotuar, për të cilën si koalicion VLEN kemi fituar 107 mijë vota”, deklaroi Fetai, raporton SHENJA.
Ai tha se atyr u dëshirojnë të kthjellen dhe të mos artanizohen.
“Afrimi me BDI-në, fatkeqëishtë i qon në rrugën e artanizimit të cilin po e shfaqin për shkak të nervozes me të cilin janë përballur kur e shohin se në çdo degë në çdo forum partiak, qoftë te Forumi Rinor apo te i Gruas njerëzit janë duke i braktisur”, deklaroi më tej Fetai.

MARKETING