Apple shpalli “luftë” ndaj operatorëve – ky opsion do t’ju shpëtojë
Apple ka prezantuar një funksion të ri të privatësisë që u lejon përdoruesve të kufizojnë ndjeshëm saktësinë e të dhënave të vendndodhjes që ndajnë me operatorët celularë.
Kompania nga Cupertino ka bërë një lëvizje të re për të rritur sigurinë e përdoruesve. Funksioni i ri, i quajtur “Limit Precise Location” (Kufizo vendndodhjen e saktë), i lejon pronarët e iPhone dhe iPad të fshehin vendndodhjen e tyre të saktë nga operatorët celularë.
Derisa më parë operatorët mund të përcaktonin me mjaft saktësi vendndodhjen tuaj duke përdorur të dhënat e antenave, me këtë opsion që vjen në iOS 26.3, operatori do të shohë vetëm vendndodhjen rrethore. Për shembull, do të dijë në cilin lagje ndodheni, por jo në cilën rrugë apo ndërtesë.
Gjëra të rëndësishme që duhet të dini
Shërbimet e emergjencës: Ky opsion fiket automatikisht nëse thërrisni shërbimet e emergjencës, në mënyrë që shpëtimtarët të mund t’ju gjejnë më lehtë.
Aplikacionet tuaja: Kjo nuk ndikon në aplikacione si Google Maps, Instagram apo “Find My”. Ju ende mund t’u lejoni (apo ndaloni) këtyre aplikacioneve të përdorin vendndodhjen e saktë pavarësisht nga operatori.
Apple nuk ka sqaruar zyrtarisht motivet e këtij veprimi, por analistët industrialë vënë në dukje se operatorët janë gjobitur më parë me shuma të mëdha për shitjen e të dhënave të lëvizjes së përdoruesve – për shembull, FCC në SHBA ka gjobitur disa operatorë me gati 200 milion dollarë për abuzim me këto informacione.
Për momentin, funksioni është i disponueshëm vetëm në disa pajisje si iPhone Air, iPhone 16e dhe iPad Pro (modeli M5 me Cellular), dhe vetëm nëse operatori juaj celular e mbështet këtë teknologji (p.sh. Deutsche Telekom dhe britanikja EE).
Për ta aktivizuar, shkoni te: Settings > Cellular > Cellular Data Options > Limit Precise Location. Pas aktivizimit, telefoni mund t’ju kërkojë të rinisni pajisjen që të aplikohen ndryshimet.

