Apple prezanton ngjyra të reja për iPhone 17?

Apple prezanton ngjyra të reja për iPhone 17?

Apple ka disa vite që ka nxjerrë në shitje disa ngjyra shumë të zbehta në telefonat e saj.

Kompania e ndryshoi këtë me Ultramarine në iPhone 16, dhe do ta çojë një hap më tej me iPhone 17: i cili thuhet se do të ketë një nuancë të gjelbër, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç kësaj të gjelbre shumë më të gjallë, iPhone 17 do të jetë i disponueshëm edhe në vjollcë.

Por telefonat e rinj të Apple nuk mbarojnë vetëm me opsionet e reja vjollcë dhe gjelbër për modelin bazë iPhone 17.

iPhone 17 Pro po merr një ngjyrë të re portokalli që duket si një version më i zjarrtë i Desert Titanium.

 

MARKETING