Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?

Apple ndryshon pozicionin e logos në iPhone 17 Pro?

Apple mund të ndryshojë diçka më tepër sesa vetëm dizajnin e kamerave në serinë e iPhone 17 Pro.

Sipas burimeve të besueshme, si Majin Bu, logoja e Apple në pjesën e pasme do të zhvendoset.

Në serinë 17 Pro, logoja e Apple do të vendoset më poshtë, ndërsa Apple po ndryshon edhe pozicionin e spirales së karikimit.
Kjo do të jetë hera e parë që logoja ndryshon vend prej iPhone 11, serisë që solli pozicionin aktual të logos.

Nuk ka informacione për momentin nëse iPhone 17 standard apo modelet Air do të kenë këtë ndryshim të logos.

Madhësia më e madhe fizike e “ishullit të kamerave” në serinë 17 Pro mund të jetë arsyeja për zhvendosjen e logos dhe ndryshimin e spirales së MagSafe.

Sidoqoftë, për momentin, këto informacione mund të thuhet se janë vetëm supozime. /Telegrafi/

MARKETING