Apple ka një vizion tjetër për iPhone e palosshëm

Kanë dalë informacione mbi madhësinë e ekranit për iPhone e palosshëm, dhe pajisja do të jetë e ndryshme nga modelet ekzistuese në treg.
Sipas gjithçkaje, Apple ka një ide tjetër në krahasim me konkurrencën, kur bëhet fjalë për telefonat e palosshëm, konkretisht iPhone e ardhshëm me ekran fleksibël.
Informacionet më të fundit të rrjedhura, të ardhura nga burimi mjaft i besueshëm Digital Chat Station, sugjerojnë madhësinë e mundshme të ekranit të iPhone të palosshëm. Sipas thashethemeve, iPhone Fold (kështu quhet aktualisht kjo pajisje) pritet të ketë ekran të brendshëm me madhësi 7.7 inç, dhe ekran të jashtëm 5.5 inç.
Pritet që këto dimensione të jenë edhe pjesë e fushatës kryesore marketingu të pajisjes së re, dhe Apple pritet të promovojë iPhone Fold si një telefon shumë kompakt i palosshëm, që mund të përdoret edhe me një dorë.
Është konfirmuar edhe se iPhone i palosshëm pritet të dalë në treg gjatë vitit 2026, ndërsa aktualisht ekziston një prototip funksional në fazë testimi.
Më parë u mësua se Samsung Display do të jetë përgjegjës për krijimin e ekranit të këtij telefoni, dhe theksohet se është gjetur zgjidhja për problemin e madh që kanë këto pajisje, atë të krijimit të rrudhave në pjesën ku ekrani paloset. Detaje të tjera priten deri në fund të këtij viti.