“Anija me emigrantë që u fundos në Greqi ishte e palëvizshme për orë të tëra përpara katastrofës”

“Anija me emigrantë që u fundos në Greqi ishte e palëvizshme për orë të tëra përpara katastrofës”

Dëshmitë e reja që ka siguruar transmetuesi britanik BBC ngrenë pikëpyetje në lidhje me versionin e rojës bregdetare greke të ngjarjeve rreth fundosjes tragjike të javës së kaluar të anijes së peshkimit të stërmbushur me emigrantë, e cila la të paktën 79 të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur, transmeton Anadolu.

Anija u fundos në Greqinë jugperëndimore herët të mërkurën. Ndërsa më shumë se 100 emigrantë u shpëtuan, afër 500 llogariten të zhdukur në ujërat përreth Detit Mesdhe, sipas zyrtarëve të OKB-së.

BBC ka përpiluar një animacion kompjuterik të të dhënave gjurmuese nga MarineTraffic, një platformë analitike detare.

Sipas analizës së lëvizjeve të anijeve të tjera në afërsi, bazuar në të dhënat tregon se anija e stërmbushur e peshkimit kishte qëndruar e palëvizshme për të paktën shtatë orë para se të fundosej. Kjo bie ndesh me pohimin e rojës bregdetare greke se anija ishte nisur drejt Italisë dhe se nuk kishte nevojë për ndihmë gjatë asaj kohe.

Megjithatë, në dritën e informacioneve të reja, Kombet e Bashkuara kanë kërkuar hetime mbi trajtimin e katastrofës nga ana e Greqisë. Shqetësimet janë ngritur se vendime vendimtare duhet të ishin ndërmarrë shumë më herët për të filluar operacione gjithëpërfshirëse shpëtimi.

Zyrtarët grekë pretendojnë se nga bordi i anijes kanë thënë se nuk duan ndihmë dhe nuk ishin në rrezik të menjëhershëm deri pak çaste para se anija e tyre të fundosej.

MARKETING