Anija e pasagjerëve me 267 persona përplaset me një ishull shkëmbor në jugperëndim të Koresë së Jugut
Një anije pasagjerësh që transportonte 267 persona është përplasur me një ishull shkëmbor në jugperëndim të Koresë së Jugut sot, raportoi “Korea JoongAng Daily”, transmeton Anadolu.
Sipas zyrtarëve, anija, e cila po transportonte 267 persona, është përplasur me një ishull shkëmbor pranë ishullit Jindo të mërkurën vonë, duke bërë që autoritetet e Rojës Bregdetare të nisin menjëherë një operacion shpëtimi.
Mjeti lundrues, që po shkonte drejt qytetit jugor Mokpo, ishte nisur nga ishulli Jeju në orën 16:40 të së mërkurës me kohën lokale.
Ende nuk ka informacione për viktima.

