Angellov: Në sezonin e zjarreve hyjmë të gatshëm, jemi të mësuar nga e kaluara

Angellov: Në sezonin e zjarreve hyjmë të gatshëm, jemi të mësuar nga e kaluara

MARKETING

Këtë vit jemi më të përgatitur se më parë në raport me përballjen me zjarret. Kemi në dispozicion pesë pilotë për er-traktorët, ndërkaq më së voni gjatë majit pritet të kthehen nga servisi dy er-traktorët, tha drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov.

MARKETING

Sample Image

“Në këtë moment, Drejtoria disponon me pesë pilotë për er-traktorë, të cilët janë të gatshëm për veprim në prag të sezonit të zjarreve pyjore. Për momentin njëri prej er-traktorëve është funksional, përderisa të tjerët ndodhen në servis në Zagreb dhe presim në prill, më së voni në maj, të njejtit të kthehen, kështu që në qershor do të kemi tre er-traktorë funksionalë dhe pesë pilotë. Njëkohësisht, po punohet edhe në sigurimin e një numri shtesë të pilotëve. Nga viti i kaluar, në dipozicion janë edhe 43 automjete speciale – paraprakisht ushtarake dhe policore, të ridedikuara për shuarje të zjarreve: 23 ‘Picgauerë’, 15 BTR-80 me tupa të fuqishëm uji me rreze veprimi prej rreth 100 metrave, si dhe pesë ‘hermelinë’ për tërheqje të cisternave nga katër deri tetë tonë. Plotësisht, në disa pjesë të shtetit janë përforcuar kapacitetet me automjete të reja apo të dhuruara, ndërsa disa shoqata zjarrfikëse vullnetare, si ajo në Koçan, gjithashtu dukshëm i rritën kapacitetet e veta”, deklaroi sot Angellov para fillimit të konferencës për projektin ndërkombëtar “Forest Fire Struga- FFS” që u mbajt sot në Shkup.

Sipas Angellovit, vendi ka mësuar shumë nga e kaluara dhe në sezonine  zjarreve hyn shumë më e përgatitur, edhe pse tha se termi “gatishmëri” mund të interpretohet ndryshe dhe se shtete shumë më të fuqishme si Greqia dhe Turqia çdo vit përballen me zjarre serioze dhe kërkojnë ndihmë ndërkombëtare.

Maqedonia së bashku me disa shtete të rajonit, ndërkaq nën patronatin e Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, është e përfshirë në projektin “Forest Fire Struga – FFS”, qëllimi i të cilit është përforcimi i kapaciteteve të ekipeve për përgjigje të shpejtë. Projekti u promovua sot, ndërsa në të, krahas Maqedonisë, janë të përfshira edhe Greqia, Qiproja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bullgaria. Në suaza të projektit do të mbahet edhe stërvitja ndërkombëtare, që do të realizohet në rajonin e Strugës dhe Ohrit, posaçërisht në rajonet e parqeve nacionale Galiçicë dhe Jabllanicë.

Sipas Angellovit, po punohet për një projekt të rëndësishëm duke pasur parasysh atë që zjarret në ambiente të hapura nuk njohin kufij dhe shumë shpesh njëkohësisht përhapen në territorin e disa shteteve fqinje.

“Në janar të këtij viti filloi projekti i madh ndërkombëtar i financuar nga BE-ja – “Forest Fajër”. Struga është nikoqire, përkatësisht ne jemi nikopqirë, Maqedonia, më saktë Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Sepse zjarret në ambiente të hapura, por edhe zjarret pyjore, nuk njohin kufij, shumë shpesh ato njëkohësisht përhapen në territoret e disa vendeve fqinje. Ngjarjet kryesore do të zhvillohen në territorin e komunave Strugë dhe Ohër, ku në periudhën në vijim do të pasojnë disa aktivitete”, sqaroi Angellov.

MARKETING