Amerikani hedh 200 mijë dollarë në autostradën e Oregonit

Amerikani hedh 200 mijë dollarë në autostradën e Oregonit

Veturat ndaluan në një autostradë të ngarkuar në Oregon në mënyrë që t’i mbledhin paratë që u hodhën nga një shofer i një veture tjetër, dhe shuma që ai hodhi vlerësohet të jetë 200 mijë dollarë.

Policia e shtetit të Oregon-it (OSP) bëri të ditur se Colin Davis McCarthy, 38 vjeçar, ishte ai që hodhi paratë nga dritarja e tij në Interstate 5, afër Eugene.

McCarthy, i cili nuk u ngarkua me asnjë krim, oficerëve të policisë iu kishte thënë se ai “i kishte punët mirë dhe se donte t’i bekonte të tjerët duke u dhuruar para”, tha përmes një deklarate OSP. Besohet se paratë kanë ardhur nga llogaria e përbashkët bankare e familjes të McCarthy, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Policia e paralajmëroi McCarthy-n se ai mund të dënohet për ndotje ose krijimin e rrezikut në autostradë, dhe ai ra dakord që të ndalonte hedhjen e parave.

Kapiteni i OSP, Kyle Kennedy, tha se shoferët e tjerë ndaluan në autostradë, dhe filluan që t’i mbledhin kartëmonedhat 100 dollarëshe.

“OSP po i kërkon publikut që të mos kërkojë para në autostradë – gjë që është shumë e rrezikshme dhe kontribuon në një gjendje të rrezikshme”, deklaroi Kennedy.

Tutje Kennedy shtoi se oficerët kontrolluan autostradën për para të tjera, por se nuk gjetën kartëmonedhë.

MARKETING