Amerikanët më shumë po kontrabandojnë vezë sesa fentanil

Amerikanët më shumë po kontrabandojnë vezë sesa fentanil

Rojet kufitare amerikane gjatë muajve të fundit kanë konfiskuar më shumë vezë se sa fentanil, për të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka forcuar kontrollet kufitare. Konfiskimi ka ndodhur pasi çmimi i kutisë me vezë ka arritur në 15 dollarë.

Sipas gazetës britanike The Telegraph, që nga tetori i vitit të kaluar janë konfiskuar 3768 produkte të pulave, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë ka pasur 352 raste konfiskimi të lidhura me fentanilin, një opioid vdekjeprurës.

Përdorimi i vezëve për trafik ka pësuar një rritje prej 36 për qind nga tetori deri tani, krahasuar me vitet e kaluara. Shumica e kontrabandës ndodh përgjatë kufirit me Meksikën, ku kutia e vezëve kushton 2 dollarë. Sasia e vezëve të konfiskuara ka rritur me 54 për qind në disa pjesë të Teksasit, ndërsa në San Diego është dyfishuar.

Shkaku i rritjes së ndjeshme të trafikimit të vezëve është rritja e shpejtë e çmimit të vezëve – 10 vezë të klasit A kushtojnë 5,90 dollarë, që është dy herë më shumë se vitin e kaluar.

Rritja e çmimit është si pasojë e gripit të shpendëve, pas të cilit shumë pula kanë vdekur ose janë detyruar të vriten.

Ndërkohë që shumë produkte ushqimore mund të kalojnë kufirin amerikan pa pengesa, për vezët ekzistojnë kufizime të rrepta për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjeve.

Ministria e Drejtësisë e SHBA-së ka nisur një hetim për të parë nëse prodhuesit e mëdhenj të vezëve kanë manipuluar çmimet, ndërsa është hartuar një plan prej një miliardë dollarësh për përmirësimin e sigurisë biologjike në fermat e pulave dhe stabilizimin e furnizimit me vezë në treg.

 

MARKETING