Ambasadori gjerman në Kosovë: KFOR-i, shtyllë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori gjerman në Kosovë: KFOR-i, shtyllë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar selinë kryesore të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), ku është pritur nga komandanti i këtij misioni, gjeneralmajori Ozkan Ulutas, transmeton Anadolu.

Rudolph ka thënë se KFOR-i mbetet shtyllë kryesore e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

“Gjatë takimit të tyre, Rudolph shprehu vlerësimin e tij për punën e jashtëzakonshme që KFOR-i vazhdon dhe i falënderoi ata për shërbimin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet në postimin e ambasadës gjermane në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës, ambasadori gjerman është takuar edhe me komandantin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it, kolonel Muller, nga i cili është njoftuar më gjerësisht për kontributin e ushtarëve gjermanë që shërbejnë në këtë mision.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

MARKETING