Ambasadori gjerman në Kosovë: Ka konsensus brenda BE-së për zgjerim

Ambasadori gjerman në Kosovë: Ka konsensus brenda BE-së për zgjerim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioriteti kryesor në politikën e jashtme, si dhe konsensus në nivel të BE-së.

Kështu është shprehur ai gjatë pjesëmarrjes së tij në dy panele mbi zgjerimin e BE-së të hënën në Berlin.

“Pas pjesëmarrjes në dy panele mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është i qartë: zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike”, ka shkruar ai në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

Rohde mori pjesë në mbledhjen e më shumë se 220 diplomatëve gjermanë, ku pjesëmarrëse ishte edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock. /koha.net/

MARKETING