Ambasada e SHBA-së në Bejrut do të mbyllet “deri në njoftim të mëtejshëm” mes tensioneve rajonale

Ambasada e SHBA-së në Bejrut do të mbyllet “deri në njoftim të mëtejshëm” mes tensioneve rajonale

Ambasada e SHBA-së në Bejrut njoftoi të martën se do të mbyllet “deri në njoftim të mëtejshëm” për shkak të tensioneve të vazhdueshme rajonale, transmeton Anadolu.

“Të gjitha takimet e tjera të rregullta dhe emergjente konsullore janë anuluar. Do të komunikojmë kur ambasada t’i kthehet operacioneve normale”, thuhet nga ambasada në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Të paktën 52 persona janë vrarë dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në mbarë Libanin që nga e hëna.

Tensionet u përshkallëzuan në të gjithë rajonin kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit të shtunën, të cilat deri më tani kanë vrarë pothuajse 800 persona, përfshirë Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë në shënjestër Izraelin si dhe vendet e Gjirit, të cilat strehojnë asete amerikane.

MARKETING