Ali Ahmeti emëron kryetarët e degëve në Kërçovë, Vrapçisht, Prespë dhe Karposh
Nga BDI njoftojnë se sot kryetari i saj, Ali Ahmeti ka emëruar kryetarët e degëve në Kërçovë, Vrapçisht, Prespë dhe Karposh.
“Për kryetarë dege në Kërçovë është emëruar Arlind Sejdini, në Vrapçisht-Evzal Arsllani, në Prespë-Arjan Muedini dhe në Karposh-Hamza Jashari”, njoftojnë nga BDI.
Po ashtu, sqarojnë nga atje, se Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm diskutoi edhe rreth takimit të liderëve politikë, me ç’rast u vendos që çështja e pjesëmarrjes apo jo në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm.

