Aleksandar Vuçiq: Tragjedia në Koçan na preku të gjithëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nëpërmjet rrjeteve sociale, ka dërguar ngushëllime për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Vuçiq shkruan se kjo tragjedi na ka prekur të gjithve. Ndërkaq, mes tjerash Vuçiq bëri të ditur se ka komunikuar me presidenten e Maqedonisë Gordana Siljanovska Davkova duke i potencuar për të dërguar ndihmë mjekësore nga Serbia. Gjithashtu Vuçiq bëri të ditur se Serbia 18 marsin do ta shpallë ditë zie për tragjedinë e Koçanit.
“I shpreha ngushëllimet e mia të sinqerta Presidentes së @gordana_siljanovska_davkova për tragjedinë e tmerrshme në Maqedoninë e Veriut, e cila preku thellë jo vetëm popullin e atij vendi, por edhe të gjithë ne në Serbi që ngushëllojmë me familjet e viktimave dhe me gjithë popullin e këtij vendi vëllazëror. Unë ofrova në emër të Serbisë dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut pranoi të dërgojë helikopterë dhe mjete të tjera transportuese mjekësore, ekipe mjekësore, si dhe të pranojë në spitalet në Serbi një numër të madh të të lënduarve në tragjedinë e Koçanit”, ka shkruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.