Aleatët e NATO-s kanë dorëzuar pothuajse të gjitha mjetet luftarake të premtuara në Ukrainë

Aleatët e NATO-s kanë dorëzuar pothuajse të gjitha mjetet luftarake të premtuara në Ukrainë

Aleatët e NATO-s kanë dorëzuar pothuajse të gjitha automjetet e tyre luftarake të premtuara në Ukrainë.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka konfirmuar shefi i grupit të mbrojtjes Jens Stoltenberg.

Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, Stoltenberg tha: “Më shumë se 98% e mjeteve luftarake të premtuara në Ukrainë janë dorëzuar”.

Gjatë rrjedhës së luftës, aleatët e NATO-s kanë trajnuar dhjetëra mijëra trupa ukrainase dhe kanë ofruar deri 65 miliardë euro ndihmë ushtarake.

Përveç kësaj, aleatët e NATO-s kanë forcuar ndjeshëm mbrojtjen e tyre për të penguar kërcënimin e sulmeve ruse.

Javën e kaluar, Stoltenberg tha se aleatët kishin rënë dakord që Ukraina të bëhej anëtare e NATO-s.

Ai u tha gjithashtu gazetarëve se, pasi të përfundojë lufta në Ukrainë, Kievi duhet të ketë “kapacitetet për të parandaluar sulme të reja”.

MARKETING