Moska bën thirrje për ndalimin e luftës, Lavrov: Rusia dëshiron që konflikti të mbarojë sa më shpejt

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se Rusia dëshiron që konflikti i armatosur me Ukrainën të përfundojë sa më shpejt.

Duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij brazilian Mauro Vieira, Lavrov tha se Moska kishte “interes” që konflikti të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Rusia ka përsëritur shpesh se çdo fund i konfliktit duhet të pranojë “realitete” të reja politike, duke përfshirë njohjen e katër zonave të Ukrainës që u aneksuan në një lëvizje të konsideruar të paligjshme nga Kievi.

MARKETING