Alarm i rremë për zjarr në aeroplanin e Ryanair, pasagjerët hidhen nga krahu i aeroplanit

Një incident ndodhi në pistën e aeroportit të Palma de Mallorca në një fluturim të Ryanair për në Manchester.
Për shkak të një raporti të rremë zjarri, aeroplani u evakuua dhe 18 persona u lënduan lehtë, konfirmuan autoritetet lokale.
Bëhet e ditur se gjashtë pasagjerë u transportuan në spital për ekzaminime shtesë.
Të tjerët u trajtuan në vendngjarje me lëndime të lehta.
Ryanair 737-800 evacuated at Palma de Mallorca Airport after a fire indication developed on board during taxi.
The SAMU061 coordination center received a call at a.m, reporting a fire on flight RK3446 to Manchester.
A total of 18 people were injured during the evacuation, six… pic.twitter.com/XpCCejGq2t
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) July 5, 2025
Garda Civile lokale dhe zjarrfikësit e aeroportit ndihmuan në evakuimin e pasagjerëve, disa prej të cilëve kërcyen vetë nga aeroplani për t’u larguar sa më shpejt të ishte e mundur.
Ryanair konfirmoi se ngritja u ndërpre për shkak të një alarmi të rremë zjarri. /Telegrafi/