Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump

Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump

Një gjykatës ka vendosur dënimin e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për çështjen e pagesave të fshehta, pak më shumë se një javë para se Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Por gjyqtari Juan Merchan premtoi se dënimi nuk është burgim, por presidenti i ardhshëm ka marrë dënimin që njihet si liri me kusht, në të cilin një çështje pushohet nëse një i pandehur shmang riarrestimin.

Avokatët e Trump i kërkuan Merchan që ta rrëzonte vendimin. Ata thanë se përndryshe do të përbënte një kaos ligjor në aftësinë e presidentit të ardhshëm për të drejtuar vendin.

Pas fitores se Trump në 5 nëntor, Merchan ndërpreu procedurat dhe shtyu për një kohë të pacaktuar dënimin. Prokurorët pranuan se duhet të ketë disa akomodime për presidencën e tij të ardhshme, por ata insistuan se dënimi duhet të qëndrojë.

Trump u dënua në maj për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit. Ato përfshinin një skemë të supozuar për të fshehur një pagesë për aktoren e filmave per te rritur Stormy Daniels në javët e fundit të fushatës së parë të Trump në vitin 2016.

Pagesa u bë për të blerë heshtjen e Daniels që të mos publikonte pretendimet se kishte pasur marrëdhënie intime me Trump vite me pare, edhe pse ai ishte i martuar.

Trump e ka quajtur historinë e saj te rreme dhe ka thene se nuk ka bere asgjë te gabuar.

 

MARKETING