Akuza ndaj ish-presidentit, Trump reagon për herë të parë: Gjueti shtrigash!

Akuza ndaj ish-presidentit, Trump reagon për herë të parë: Gjueti shtrigash!

Pak çaste më parë, ish-presidenti amerikan Donald Trump postoi në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social, duke thënë se do të mbajë një konferencë shtypi në New Jersey të hënën, në lidhje me akuzat e lëshuara ndaj tij së fundmi.

Ai shkroi: “Një RAPORT i gjatë, kompleks, i detajuar por i pakundërshtueshëm mbi mashtrimin e zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua në Xhorxhia është pothuajse i përfunduar dhe do të prezantohet nga unë në një konferencë në orën 11:00 të hënën e javës së ardhshme në Bedminster, New Jersey.

“Bazuar në rezultatet e këtij Raporti PËRFUNDIMTAR, të gjitha akuzat duhet të hiqen kundër meje dhe të tjerëve. Do të ketë një shfajësim të plotë. Ata nuk shkuan kurrë pas atyre që manipuluan zgjedhjet”, u shpreh Trump.

Më pas ai postoi sërish një minutë më vonë duke shkruar “gjueti shtrigash” me shkronja kapitale.

MARKETING