Aktivistët ngjiten në Portën e Brandenburgut për të protestuar “bashkëfajësinë” e Gjermanisë në gjenocidin në Gaza

Aktivistët ngjiten në Portën e Brandenburgut për të protestuar “bashkëfajësinë” e Gjermanisë në gjenocidin në Gaza

Aktivistët pro-palestinezë janë ngjitur në portën ikonike të Brandenburgut në kryeqytetin gjerman Berlin dhe kanë shpalosur një banderolë masive në shenjë proteste kundër mbështetjes së Gjermanisë për ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.

Aktivistët përdorën një kamion ngritës për të arritur në majë të monumentit historik në sheshin Pariser Platz.

Ata shfaqën banderolën që shkruante “Gjenocid: Kurrë më – Liri për Palestinën” dhe qëndruan në strukturë për ca kohë, duke valëvitu flamuj palestinezë dhe duke brohoritur slogane në mbështetje të Palestinës.

Policia e Berlinit tha se gjashtë aktivistë u arrestuan në vendngjarje për hyrje të paligjshme në monumentin historik duke përdorur një kamion ngritës.

Demonstrata pasqyron kundërshtimin në rritje të publikut ndaj politikës së qeverisë gjermane ndaj Gazës.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, një mbështetës i fortë i Izraelit, vazhdimisht ka theksuar përgjegjësinë historike të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit që rrjedh nga epoka naziste dhe Holokausti.

Lideri konservator u ka rezistuar thirrjeve të ligjvënësve të opozitës për një embargo armësh ndaj Izraelit mes fushatës brutale ushtarake të Tel Avivit në Gaza, ka hedhur poshtë propozimet për të pezulluar marrëveshjen tregtare BE-Izrael, si dhe ka kundërshtuar njohjen e një shteti palestinez.

Sondazhet e fundit tregojnë një hendek në rritje midis qëndrimit të qeverisë dhe opinionit publik gjerman mbi konfliktin në Lindjen e Mesme.

Një sondazh i ARD-së zbuloi se 63 për qind e gjermanëve kundërshtojnë ofensivën e Izraelit në Gaza, ndërsa 55 për qind duan që qeveria e kancelarit Merz të mbështesë sanksionet ndaj Izraelit. Një tjetër sondazh i kryer nga YouGov tregoi se 62 për qind e gjermanëve i përshkruajnë veprimet e Izraelit në Gaza si gjenocid.

MARKETING