Aksionet në 15 vende: Interpoli sekuestron armë dhe drogë me vlerë 5.7 mld dollarë

Aksionet në 15 vende: Interpoli sekuestron armë dhe drogë me vlerë 5.7 mld dollarë

Në të gjithë Amerikën Qendrore dhe Jugore, me bashkëpunimin e 15 vendeve janë konfiskuar armë dhe drogë ilegale në vlerë prej 5.7 miliardë dollarësh, njoftoi sot Interpoli.

Organizata ndërkombëtare e policisë shtoi se autoritetet e Amerikës Qendrore dhe Jugore arrestuan 14.260 persona gjatë operacionit “Trigger IX” midis 12 marsit dhe 2 prillit, raporton Reuters.

“Fakti që një operacion që synonte armët e zjarrit të paligjshme rezultoi në konfiskime kaq masive droge është një provë tjetër se këto krime janë të ndërthurura”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock.

Gjatë operacionit u gjetën 8263 armë zjarri pa leje dhe gati 306000 copë municione, si dhe 203 tonë drogë dhe 372 tonë prekursorë droge.

Sipas vlerësimeve të agjencisë amerikane të kontrollit të armëve ATF, më shumë se gjysma e armëve të gjetura në Amerikën Qendrore e kanë origjinën nga SHBA.

Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Hondurasi, Meksika, Panama, Paraguaji, Peru dhe Uruguai morën pjesë në operacion.

MARKETING