Aksion policor kundër shoferëve të dehur në Pollog

Aksion policor kundër shoferëve të dehur në Pollog

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftuan se është realizuar aksion kundër shoferëve të dehur në komunikacion. Aksioni, siç thonë nga SPB Tetovë, është bërë në kuadër të aktiviteteve për siguri në komunikacion.
“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 29 shkelje (TE-13 dhe GV-16). Ndër shkelësit 1 (TE) kishte mbi 2 promil të alkoolit në gjak, dhe 1 (TE) dhe 2 (GV) deri në 2 promil alkool në gjak, gjegjësisht organizëm. Shoferët-shkelës menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe ndaj tyre janë përgatitur parashtresat përkatëse me ç’rast ata do të përballen me gjoba në të holla që për këtë lloj shkeljeje, sipas Ligjit për Sigurin në Trafikun Rrugor, varion nga 225 në 275 euro në kundërvlerë në denarë, në varësi të shkallës së alkoolizimit të tyre. Përveç kësaj, atyre do tu revokohen përkohësisht patentat e tyre të shoferit në afat nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithashtu edhe 16 lloje të tjera të shkeljeve (TE-10 dhe GV-6)”, thuhet në njoftim.

MARKETING