Aksion fundjave për pastrimin e hapësirës pas ndërtesës së MTV-së

Aksion fundjave për pastrimin e hapësirës pas ndërtesës së MTV-së

NP Higjiena Komunale-Shkup dhe NP “Parkingu i qytetit” këtë fundjavë realizuan aksion të përbashkët për pastrim të përgjithshhem të hapësirës pas ndërtesës së MTV-së, ku u përfshi edhe rruga përskaj shëtitores së lumit Vardar, gjegjësisht pjesa prej bulevardit Krste Misirkov, hapësira për parkim pas QKM-së, deri te pjesa e madhe për parkim në hyrje të hapësirave të MBP-së.

U larguan edhe disa deponi të egra më të vogla, pastaj u bë fshirje me dorë dhe me makina, si dhe larje e të gjithë hapësirës me autocisternë. Në kuadër të aksionit u hoqën afërsisht 10 metër kub mbetje e hedhur në sipërfaqe publike dhe në sipërfaqe të trafikut publik. /SHENJA/

MARKETING