Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, humb jetën një person

Një person e ka humbur jetën, ndërsa ka edhe të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në afërsi të Aeroportit në Ohër.

Sipas informacioneve fillestare, deri në aksident ka ardhur gjatë përplasje ssë dy automjeteve të udhëtarëve.

Në vendin e aksidentit janë dërguar menjëherë ekipe të Shërbimit për ndihmë emergjente mjekësore, të Njësitit territorial zjarrfikës nga Ohri, si dhe të Policisë rrugore.

Është kryer ekspertizë për vërtetimin e rrethanave që ka sjellë deri në ngjarjen tragjike.

MARKETING