Aksident në një rrugë lokale në Tetovë, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar, prej të cilëve dy më rëndë, në aksidentin që ditën e djeshme (18 korrik) ndodhi në rrugën lokale Çellopek – Miletinë në Tetovë.
Siç njoftojnë nga Policia e Tetovës, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave me targa regjistrimi të Tetovës – një “Volkswagen Golf” e drejtuar nga 26-vjeçari A.T. nga Miletina e Tetovës dhe një automjet i tipit BMW e drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga Çellopeku.
“Në aksident, pasagjerët nga automjeti Volkswagen Golf, S.T. (46) dhe 27-vjeçarja M.B. nga Miletina, kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Po ashtu, dy vozitësit, 26-vjeçari A.T. dhe i mituri 13-vjeçar nga Çellopeku, kanë pasur lëndime trupore. Të gjithë të lënduarit janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, thonë nga SPB Tetovë.