Aksident në Çair, ndërron jetë një 75-vjeçar

Një 75 vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup. Sipas MPB-së, ngjarja është raportuar në orën 10:15. Në aksident sipas MPB-së janë përfshirë një automjet Mercedes me targa Shkupit e drejtuar nga 75 vjeçari M.D. dhe një fugon i parkuar “Fiat” me targa Kumanovës, i drejtuar nga H.I. e cila, pas forcës së goditjes ka goditur një kamion të parkuar me targa të Shkupit. Pas ngjarjes, mjeket e urgjencës kanë konstatuar vdekjen e M.D. 75 vjeçar ndërsa nga MPB shtojnë se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.