Aksident me të lënduar në Gostivar

Dje (17-gusht) në ora 10:00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën Vëllezërit Gjinovski në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin është përfshirë vetura Volkswagen Golf me targa të Gostivarit e drejtuar nga 28-vjeçari M.A. nga Vrapçishti i Gostivarit dhe një motoçikletë tip “Honda”, po ashtu me shenja të Gostivarit, e drejtuar nga 65-vjeçari S.C nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.C., të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Ferid Murad në Gostivar, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Një ekip i Tepartamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

MARKETING