Aksident masiv në Gjermani – 14 vetura përfshihen në përplasje, 8 persona të lënduar

Aksident masiv në Gjermani – 14 vetura përfshihen në përplasje, 8 persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën pasdite në Dortmund të Gjermanisë, ku janë përfshirë plot 14 automjete.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, aksidenti ndodhi në autostradën A1, mes kryqëzimeve Volmarstein dhe Hagen-West, në rajonin e Ruhr-it.

Pamje të rënda janë regjistruar në vendin e ngjarjes, ku tetë persona kanë pësuar lëndime, fatmirësisht të lehta sipas autoriteteve.

Një helikopter shpëtimi u ul në vendngjarje për të ndihmuar në evakuimin e të lënduarve. Policia gjermane njoftoi se në kohën e përplasjes kishte reshje shiu, por ende nuk është e qartë nëse kushtet atmosferike kanë ndikuar në aksident.
Fotot nga vendi tregojnë automjete të shkatërruara dhe mbeturina të shpërndara në disa korsi të autostradës. Si pasojë, trafiku u bllokua për disa orë, me kolona që u shtrinë deri në tre kilometra.

Policia e Dortmundit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.

MARKETING