Aksident i rëndë në Greqi, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Aksident i rëndë në Greqi, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku një person ka humbur jetën.

Mediat greke raportojnë se dy makina janë përplasur kokë më kokë në rrugën nacionale Kilkis-Doiranas, dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

MARKETING