Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën 3 shqiptarë, 4 të plagosur

Tre shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident në Koblenz, Gjermani, këtë të dielë, ndërsa katër persona të tjerë, me shtetësi të panjohur, janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila është informuar nga autoritetet gjermane për ngjarjen tragjike.
Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
MARKETING
Njoftimi i plotë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.
Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997.