Aksident i rëndë në Bosnje: Vdes deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Aksident i rëndë në Bosnje: Vdes deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë.

Sipas asaj që raporton media boshnjake “Klix”, deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Sërgjan Todoroviq ka humbur jetën në këtë aksident që ka ndodhur sot në autostradën “9 Janari”, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur, kanë konfirmuar nga Policia e Banjallukës.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë.

Në përplasje janë përfshirë një veturë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve jozyrtare, tragjedia ka ndodhur kur vetura Volvo, e drejtuar nga Todoroviq, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkio të një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëhershëm.

Kamioni paraprakisht ishte përfshirë në një tjetër aksident trafiku me një automjet pasagjerësh, pas së cilës të dyja veturat kanë mbetur në rrugë.

Vetura e familjes Todoroviq u përplas nën rimorkion e atij kamioni dhe Sërgjan Todoroviq, gruaja dhe fëmija i tyre vdiqën në vendngjarje nga plagët e marra.

Dy persona nga automjeti tjetër u lënduan dhe u transferuan në Qendrë

MARKETING