Aksident fatal në Gjermani, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Aksident fatal në Gjermani, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lippstadt të Gjermanisë, ku një 21-vjeçare ka dalë nga rruga me furgonin e saj Mercedes Vito dhe është përplasur me një Volkswagen Golf që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Në Volkswagen ndodheshin dy persona të moshës së shtyer, një grua 70-vjeçare që humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bashkëshorti i saj, i cili ndërroi jetë gjatë transportimit me ambulancë.

Fëmija 8-vjeçar, i cili ishte në Golf, dhe shoferja e Mercedesit, e cila shkaktoi aksidentin, janë plagosur rëndë. Fëmija u transportua me helikopter në spital, ndërsa 21-vjeçarja me ambulancë.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:15, një kilometër pas daljes nga qyteti i Lippstadt, në drejtim të Hellinghausen.
Policia lokale, sipas medieve gjermane, Bild, ka mbyllur përkohësisht rrugën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ekspertët e trafikut janë angazhuar për dokumentimin e vendit të ngjarjes dhe sigurimin e provave.

MARKETING