Akil Gjakova nuk ia del të sigurojë medaljen e dytë për Kosovën

Akil Gjakova nuk ia del të sigurojë medaljen e dytë për Kosovën

Akil Gjakova nuk ia doli që të siguronte medalje e dytë për Kosovën në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Xhudisti nga Peja nuk ia doli përballë japonezit Soichi Hashimoto, në duelin për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kg.

Gjithsesi, Gjakova ishte në lartësinë e duhur, me një prezantim për t’u vlerësuar, teksa fillimisht mposhti në raundin e parë brazilianin Cargnin, e më pas austriakun Gassner. Në raundin e tretë Akili mposhti italianin Lombardo, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga Heydarov.

Deri më tani, në Paris 2024 Kosova ka arritur të marrë një medalje, atë të argjendtën me Distria Krasniqi.

MARKETING