Ajo që po bën një vend europian për Palestinën

Ajo që po bën një vend europian për Palestinën

Ministrat nga vendet myslimane dhe evropiane, së bashku me kreun e diplomacisë europiane Josep Borell, u mblodhën në Madrid të premten për të diskutuar se si të avancohet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

“Së bashku duam të identifikojmë veprime konkrete që do të na lejojnë të përparojmë drejt këtij qëllimi”, shkroi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në rrjetin social X.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë një hap vendimtar drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, shtoi kryeministri spanjoll.

“Ne po takohemi për të bërë një tjetër shtysë për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për të dalë nga spiralja e pafund e dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve. Ajo rrugë është e qartë. Zbatimi i zgjidhjes me dy shtete është e vetmja rrugë”, tha ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares.

MARKETING