AI Pin sjell ChatGPT në pëllëmbën e dorës tuaj

AI Pin sjell ChatGPT në pëllëmbën e dorës tuaj

I shpallur si një nga shpikjet më të mira të vitit edhe para se të dilte në shitje dhe i reklamuar si një pajisje për të zëvendësuar smartfonin tradicional, AI-Pin do të kushtojë 700 dollarë dhe gjithashtu do të kërkojë një pagesë mujore, abonim prej 24 dollarësh.
Pini AI nuk ka ekran dhe funksionon në rrjetin e operatorëve T-Mobile dhe ofron akses në modelet e inteligjencës artificiale nga kompani si Microsoft dhe OpenAI, raportoi The Verge.

Është një pajisje në formë katrore që ngjitet në veshje ose sipërfaqe tjetër duke përdorur një magnet. Mundësohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon dhe kombinon sensorë të ndryshëm për të monitoruar dhe regjistruar atë që po ndodh rreth tij.

Ekziston edhe një altoparlant që lidhet me të duke përdorur teknologjinë Bluetooth dhe përdoruesit do të mund ta kontrollojnë këtë pajisje me zërin e tyre, si dhe me një lazer jeshil që do të projektohet në dorën e tyre.

Pini AI nuk regjistron ose dëgjon vazhdimisht – këto funksione duhet të aktivizohen manualisht dhe ka një sinjal drite kur aktivizohet. Do të duhet të presim edhe pak për të parë se në çfarë mënyrash mund të përdoret AI-Pin dhe nëse do të pranohet nga masat e gjera.

 

MARKETING