Agjencitë humanitare të Libisë përgënjeshtrojnë OKB-në

Agjencitë humanitare të Libisë përgënjeshtrojnë OKB-në

Gjysmëhëna e Kuqe Libiane mohoi sot numërimin e 11.300 të vdekurve nga përmbytjet në Derna, që i atribuohen asaj nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

“U habitëm kur pamë që emri ynë figuronte në këto numra. Ato rrisin konfuzionin, dëshpërimin e familjeve të të zhdukurve”, tha për AFP nga Bengazi përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe Libiane, Tawfik Shokri.

OKB në një deklaratë të shtunën tha se këto përmbytje të paprecedentë kanë vrarë rreth 11,300 njerëz dhe 10,100 të tjerë janë zhdukur vetëm në qytetin Derna.

Përmbytjet gjithashtu vranë të paktën 170 njerëz në vende të tjera në Libinë lindore. “Këto shifra pritet të rriten ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit punojnë pa u lodhur,” paralajmëroi OCHA.

MARKETING