Agjencia britanike raporton kufizime të detyruara të qasjes detare në portet iraniane
Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka bërë të ditur që është informuar se duke filluar nga ora 1400 GMT, po zbatohen kufizime të qasjes detare që prekin portet dhe zonat bregdetare të Iranit, transmeton Anadolu.
“Kufizimet e qasjes zbatohen pa dallim për anijet e çdo flamuri që operojnë në portet iraniane, terminalet e naftës ose objektet bregdetare”, tha UKMTO.
Njoftimi pasoi deklaratën e së dielës nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila tha se do të nisë zbatimin e një bllokade ndaj gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet iraniane.
CENTCOM tha se bllokada do të “zbatohet në mënyrë të paanshme ndaj anijeve të të gjitha vendeve” që hyjnë ose dalin nga portet iraniane në Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.

