Afrikë e Jugut, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet

Afrikë e Jugut, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet

Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuar nga reshjet e dendura në Afrikën e Jugut që nga fillimi i javës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në median kombëtare, deri më tani 21 persona humbën jetën në përmbytjet që ndodhën në qytetin Ladysmith në rajonin KwaZulu-Natal.

Një ekip prej 60 personash dhe 12 qen kërkim-shpëtimi janë mobilizuar për të kërkuar personat e zhdukur në shkatërrimin e shkaktuar nga përmbytjet.

Vërshimet në lumin Bellspruit shkaktuan shkatërrime të mëdha në vendbanime.

Organizatat e ndihmës humanitare dërguan në rajon ekipet për të mbërritur te familjet në nevojë.

MARKETING