Aco Ristovi propozim për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë
Aco Ristov është propozuar për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE), pas dorëheqjes së Marko Bislimoskit më 12 shkurt.
Ai mori mbështetjen e shumicës në Komisionin parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, me shtatë vota “pro” dhe dy “kundër”. Emërimi i tij duhet të miratohet edhe në seancë plenare.
Ristov është nga Radovishi dhe ka qenë kryetar i komunës nga viti 2021 deri në 2025.
Për këtë post ka aplikuar edhe Shamil Rexhepi nga Tetova, i cili punon në KRRE që nga viti 2004.

