Abdolkarim Hosseinzadeh bëhet anëtari i parë sunit në kabinetin qeveritar të Iranit

Abdolkarim Hosseinzadeh bëhet anëtari i parë sunit në kabinetin qeveritar të Iranit

Pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 5 korrikut, Pezeshkian ka thënë se synon të formojë një Qeveri të “unitetit kombëtar”.

Kabineti i tij përbëhet kryesisht prej personave të rinj në moshë, çka shihet si përpjekje për të përfaqësuar diversitetin etnik dhe fetar të Iranit.

Megjithatë, Pezeshkian është kritikuar ashpër muajin e kaluar, pasi në listën e ministrave nuk e ka përfshirë asnjë anëtar të grupeve minoritare, përfshirë myslimanët sunitë.

Të 19 ministrat e nominuar janë miratuar prej Parlamentit të dominuar prej konservatorëve javën e kaluar, diçka që nuk ka ndodhur prej vitit 2001.

Para votëbesimit të kabinetit të tij, Pezeshkian u ka thënë ligjvënësve se ai i ka përzgjedhur anëtarët e kabinetit në “koordinim” me liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Kjo deklaratë i ka bërë shumë të deklarojnë se presidenti ka fuqi të kufizuara në Iran dhe që emrat janë përzgjedhur prej liderit suprem. /rel/

MARKETING