Abdixhiku: Ndyshimet kushtetuese natën nuk sjellin bereqet
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë presidenti duhet të zgjidhet nga populli, por Kushtetuta që ndërrohet natën sipas tij, nuk ka “bereqet”.
“LDK-ja i mbështet në parim amendamentet e tilla sepse janë në bindjen tonë ideologjike. Residenti i Kosovës duhet të zgjidhet nga qytetarët drejtpërsëdrejti. Kushtetuta të ndërrohet natën më besoni që nuk ka bereqet. LDK-ja i mbështet dhe i voton. Ato fjalime që ua kanë shkruar, rishkruani edhe një herë. Dy çështje me rëndësi që t’i keni parasysh: këto amendamente kushtetuese janë hartuar edhe nga LDK-ja në vitin 2011. Këto amendamente janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese nga ne, sepse janë bindje ideologjike që datojnë nga presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, pra presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ky koncept kërkon rregullim të ri kushtetues, duhet më tepër punë, por le të themi se po i kapërcejmë këto”, ka thënë ai.

