A rrezikohen nga Arben Fetai ASH-ja e Taravarit për tërheqjen e anëtarësisë? Përgjigjet Snopçe
Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit), Halil Snopçe, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se kryetar legjitim i partisë mbetet Arben Taravari.
“Aleanca për Shqiptarët ka një kryetar që quhet Arben Taravari. Edhe pse është në proces gjyqësor, kryetar legjitim për votat e ASH-së është Arben Taravari. Arben Fetai mund të krijojë fraksion tjetër ose parti tjetër, por kjo nuk është më e rëndësishme. Ai është pjesë e pushtetit, me përkrahësit e vet dhe të VLEN-it. Ne do të vazhdojmë të jemi opozitë dhe të mbrojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni,” tha Snopçe. /SHENJA/

