A po sjell Apple një ChatGPT të vetin?

A po sjell Apple një ChatGPT të vetin?

Nuk është sekret që Apple ka mbetur prapa në garën e Inteligjencës Artificiale, veçanërisht kundër konkurrentëve të telefonave inteligjentë Samsung dhe Google.

Në këtë aspekt, sapo është zbuluar se kompania më në fund ka qenë në gjendje të krijojë një aplikacion Apple Intelligence që funksionon shumë ngjashëm me aplikacionin ChatGPT për celular dhe desktop.

Aplikacioni i lejon punonjësve të Apple të bisedojnë me një model me Al në shumë gjuhë, njësoj siç është e mundur me aplikacionet për Gemini të Google dhe ChatGPT të OpenAI, shkruajnë mediat e huaja.

Punonjësit gjithashtu mund ta përdorin aplikacionin për të kryer detyra që kompania i njoftoi për herë të parë në WWDC ( Konferenca Botërore e Zhvilluesve ) 2024.

Këto detyra përfshijnë aftësinë për të kërkuar në të dhënat e përdoruesit për të marrë informacione personale, si dhe mundësinë për të modifikuar këto të dhëna sipas nevojave të përdoruesit.

Përveç kësaj, aplikacioni po shërben si një mënyrë për Apple për të testuar nëse duhet të publikojë diçka si aplikacioni ChatGPT për përdoruesit e saj.

Por, kompania nuk është ende plotësisht e bindur se një aplikacion i tillë do ta përmirësonte ndjeshëm përvojën e përdoruesit të klientëve të saj.

Aktualisht, ky version — i quajtur Veritas — po përdoret vetëm brenda kompanisë për të testuar asistentin e ri dixhital Siri që është në zhvillim e sipër.

Nëse Apple ndonjëherë do të publikojë një version për konsumatorët të këtij aplikacioni, ka shumë të ngjarë që ai të jetë jashtëzakonisht i ngjashëm me atë që punonjësit e kompanisë kanë në dorë aktualisht.

MARKETING