“A do t’i kërkoni falje Zelenskyt për fjalën “diktator”, ironizon Trump: A e thashë unë këtë?

“A do t’i kërkoni falje Zelenskyt për fjalën “diktator”, ironizon Trump: A e thashë unë këtë?

“A do të kërkoni falje që e quajtët Zelensky ‘diktator’, kështu e pyeti gazetari i BBC, presidentin e SHBA, Donald Trump pak para nisjes së takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Ndërsa lavdëroi Putinin, Trump iu përgjigj pyetjes me ironi duke u shprehur: “ e thashë këtë? Nuk mund ta besoj se do ta thosha këtë”.

Më tej presidenti i SHBA shtoi se nesër “do të kemi një takim shumë të mirë”, duke iu referuar vizitës së Zelensky të premten.

Duke iu kthyer sërish Ukrainës, Trump u pyet se cilat garanci sigurie mund të ekzistojnë për të siguruar një marrëveshje paqeje me Putin.

Presidenti i SHBA deklaroi se është “i hapur për shumë gjëra”, por thotë se fillimisht dëshiron që Rusia dhe Ukraina të bien dakord për një marrëveshje, përpara se të merren masat për ta zbatuar atë.

MARKETING