Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Serbi, arrestohet një nxënës 17-vjeçar

Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Serbi, arrestohet një nxënës 17-vjeçar

Dy persona janë plagosur në një incident që ndodhi sot në mëngjes në Shkollën e Parë Teknike në Kragujevc, ndërsa policia ka arrestuar një nxënës 17-vjeçar të dyshuar për përdorimin e armës së zjarrit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, transmeton Anadolu.

Rreth orës 08:00, në Drejtorinë e Policisë në Kragujevc u raportua se në shkollë kishte ndodhur një incident, ku dy persona kishin pësuar lëndime. Njëri person është plagosur, me gjasë nga arma e zjarrit ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e thyerjes së xhamit.

Policia ka neutralizuar dhe arrestuar një nxënës 17-vjeçar të shkollës, i cili dyshohet se ka përdorur një pushkë të kalibrit të vogël në hollin e shkollës.

Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të përcaktuar të gjitha faktet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

MARKETING